Liverpool në negociata për ta huazuar Falcaon
06/04/2015
Kolumbiani është duke kaluar në një formë të tmerrshme prej se u huazua te Manchester Unitedi këtë verë dhe ka arritur të shënojë vetëm katër gola në 23 paraqitje zyrtare me Djajtë e Kuq.
Kolumbiani përveç formës së dobët, thuhet se ka probleme edhe me trajnerin e skuadrës, Louis van Gaal, i cili nuk e pëlqen fare atë dhe se ka kërkuar nga klubi që të mos e blejnë atë përfundimisht në verë duke e lënë të lirë që të kthehet në Monaco.
Dhe, sipas së përditshmes Metro, Liverpool dëshiron ta shfrytëzojë rastin që ta sjellë kolumbianin në Anfield, dhe për këtë tashmë kanë nisur negociatat me drejtuesit e Monacos. /Telegrafi/


