Please enter at least 3 characters.

Liverpool dhe Bayern në garë për Gelson Martins

2018/01/received_10215126206694706.jpeg
11:"JUAN AGUADO

Skuadra angleze Liverpool ka mbetur pa mesfushorin ofensivë Philippe Coutinho.

Braziliani iu bashkua Barcelonës ndërsa ‘The Reds’ tani janë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

E duket se Jurgen Klopp e ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos në kampionatin portugez tek Sporting Lisbona.

Fjala është për sulmuesin këmbëshpejtë Gelson Martins i cili po shkëlqen këtë edicion me Sportingun.

Martins ka arritur të shënoj nëntë gola dhe të bëjë po aq asistime në 30 ndeshjet e këtij edicioni.

Kjo ka bërë që Liverpool të shpreh interesim për transferimin e tij në Ligën Premier.

Sipas medieve portugeze Martins ka një klauzolë prej 60 milionë euro dhe pa u paguar ajo Sportingu nuk e lë të lirë.

Gjithsesi Liverpooli nuk do ta ketë të thjeshtë të nënshkruajë me lojtarin pasi ka konkurrencën e Bayernit.

Kampionët aktual të Gjermanisë e shohin reprezentuesin portugez si zëvendësues të denjët të Franck Ribery. /Telegrafi/