LIVE: Kosovë-Kroaci (0-6)
Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare si nikoqire kundër Kroacisë që e humbi me rezultat 0-6. Sfida u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës për shkak se stadiumet në Kosovë nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara nga FIFA. Kjo përballje ishte e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. Kujtojmë se përfaqësuesja jonë luajti baras në takimin debutues në një turne garues kundër Finlandës (1-1).
06/10/2016 22:35-Përfundon ndeshja: Kosova 0-6 Kroacia
Kosova ka pësuar humbje prej 6-0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si nikoqir në një garë zyrtare ndërkombëtare, në përballjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” në Shkodër.
06/10/2016 22:35-Kosova 0-6 Kroacia
90'+2 Nikola Kalinic e vendosi rezultatin përfundimtar.
06/10/2016 22:31
88’ Përsëri shans i mirë për futbollistët e Kosovës, por përsëri nuk vjen goli i nderit.
06/10/2016 22:26-Kosova 0-5 Kroacia
83’ Ivan Perisic shënon golin e pestë për Kroacinë.
06/10/2016 22:23
81’ Tjetër rast i humbur nga Kosova. Valon Berisha nuk e shënon golin e nderit.
06/10/2016 22:20
77’ Zeneli ia lëshon vendin Herolind Shalës.
06/10/2016 22:16
73’ Një tentim i Bunjakut nga gjuajtja e lirë, nuk është i rrezikshëm.
06/10/2016 22:10-Kosova 0-4 Kroacia
68' Kroacia e ka shënuar edhe golin e katërt kundër Kosovës. Pas një harkimi në zonë, aty i pamarkuar ishte Matej Mitrovic, i cili e futi topin në rrjet.
06/10/2016 22:04-Lojtarët e Kosovës në pjesën e dytë në foto
06/10/2016 22:02
59’
Ndërrim te Kosova: Largohet Berisha, inkuadrohet Halimi.
Ndërrim te Kroacia: Largohet Mandzukic, inkuadrohet Kalinic.
06/10/2016 22:02
58’ Vazhdon momenti i mirë për Kosovën.
06/10/2016 21:54
51’ Minutat e para të gjysmës së dytë flasin për Kosovën. Rashica godet, por jo fuqishëm.
06/10/2016 21:51
48’ Kosova e fillon mirë gjysmën e dytë, përpiqet të shënojë.
06/10/2016 21:31-Pjesa e parë: Kosova 0-3 Kroacia
Mbyllet pjesa e parë. Kosova është në disavantazh prej tre golash.
Mario Mandzukic ishte njeriu i 45 minutave të para duke shënuar het-trik.
Kosova i pati disa raste shumë të mira, dy prej tyre vetëm me portierin, por mungoi konkretizimi.
06/10/2016 21:27
42’ Zeneli në një rast fantastik, por gjuan përmbi portë.
06/10/2016 21:26-Goli i tretë dhe festa e kroatëve në fotografi
06/10/2016 21:24
38’ Një rast që nuk duhej humbur. Celina i vetëm me portierin nuk arrin të shënojë.
06/10/2016 21:20-Het-trik nga Mandzukic
35’ Mario Mandzukic e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në “Loro Boriçi”.
06/10/2016 21:19
34’ Përsëri një situatë e rrezikshme e krijuar nga lojtarët e Kosovës, por finalizimi sërish nuk ishte i duhuri.
06/10/2016 21:11-Goli i dytë dhe festa e Mandzukic në fotografi
06/10/2016 21:09
24' 2-0 për Kroacinë. Përsëri Mandzukic. Sulmuesi i Juventusit shënon me kokë, pas një harkimi në zonë në drejtim të tij nga Perisic.
06/10/2016 21:04
18’ Tjetër depërtim në zonë i skuadrës së Kosovës. Dyshim për prekje të topit me dorë në zonë. Por, arbitri heshti. Bernard Berisha merr karton të verdhë për reagimin.
06/10/2016 21:01
16’ Çfarë rasti i humbur nga Kosova. Lojtarët tanë depërtuan në zonë, por dështuan të realizojnë.
06/10/2016 20:59-Festa e kroatëve pas golit të Mandzukic
06/10/2016 20:56
11’ Një moment i mirë për Rashicën, por nuk u shfrytëzua.
06/10/2016 20:56-Foto nga minutat e para të ndeshjes
06/10/2016 20:52-Kroacia në epërsi
6’ Mario Mandzukic e ka kaluar Kroacinë në epërsi.
06/10/2016 20:50
5' Lëndohet Mandzukic, pasi rrezikoi portën e Kosovës. Por gjithçka është në rregull me sulmuesin e Juventusit.
06/10/2016 20:49
4’ Lojtarët tanë bëjnë presion sa herë që kundërshtari e ka topin.
06/10/2016 20:46
1’ Fillon sfida të shpresojmë për rezultat pozitiv të përfaqësueses së Kosovës.
06/10/2016 20:45-Kështu luan Kosova
06/10/2016 20:40
Në pritje të nisë një tjetër ndeshje historike për Kosovën. Përfaqësuesja jonë luan për herë të parë si nikoqire në një garë zyrtare ndërkombëtare.
06/10/2016 20:29-Tifozët në ethe para ndeshjes
06/10/2016 20:10-Ministri Hoxhaj dhe ai i Kroacisë me urim të njëjtë për ndeshjen e sotme
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar urimin e tij në Twitter për ndeshjen e sotme që do të zhvillohet pas pak orësh në mes të Kosovës dhe të Kroacisë.
Të njëjtin urim, më pas, e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Miro Kovac, i cili ka thënë se Kosova dhe Kroacia do ta festojnë sonte talentin dhe miqësinë e ndërsjellë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë zhvillohet sonte në orën 20:45, në Shkodër dhe ka mbledhur mijëra tifozë në mbështetje të ekipit kosovar.
Këto janë postimet e dy ministrave në llogaritë e tyre në Twitter.
06/10/2016 20:04-Formacionet zyrtare, Kosovë – Kroaci
Kosova ka bërë të ditur formacionin për ndeshjen që do ta zhvillojë kundër Kroacisë, e po ashtu edhe Koracia.
Më poshtë mund t’i shihni formacionet ku ka edhe befasi nga trajnerët, si mos aktivizimi i Amir Rrahmanit në mbrojte.
Formacioni i Kosovës:
Formacioni i Kroacisë:
06/10/2016 19:38-Futbollistët e Kosovës dalin në fushën e “Loro Boriçit’ nën duartrokitjet e mëdha të tifozëve
06/10/2016 19:20-Flamuj të shumtë kuqezi te Dardanët në stadiumin “Loro Boriçi’
06/10/2016 19:03-Flamuri kuqezi te Dardanët
06/10/2016 18:45-Serbët ankohen se u ofenduan, por të dëgjojmë thirrjet e tyre racore anti-shqiptare dhe anti-kroate (Video)
Këngë, festë, fotografi të përbashkëta... kështu është përshkruar atmosfera në Shkodër para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
06/10/2016 18:32-Tifozët duke hyrë në Loro Boriçi
06/10/2016 18:31-Vazhdon atmosfera në rrugët e Shkodrës teksa tifozët i janë drejtuar stadiumit
06/10/2016 18:22-Mediat serbe: Sa shumë e duan njëri-tjetrin, huliganët kroatë dhe shqiptarë së bashku ofendojnë Serbinë (Video)
Atmosfera e përbashkët që po krijojnë tifozët shqiptarë dhe ata kroatë, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë – padyshim se nuk u pëlqen serbëve.
06/10/2016 18:06-Shiu zbeh paksa atmosferën në Shkodër
06/10/2016 17:50-Mediat kroate: Tifozët e të dy përfaqësueseve të përqafuar e presin takimin
Kosova, Kosova dhe Kroacia, Kroacia... këto janë brohoritjet në rrugët e Shkodrës para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Tifozët e të dy përfaqësueseve të përqafuar e presin takimin. Kështu e përshkruajnë mediat kroate atmosferën para sfidës në qytetin e Shkodrës.
06/10/2016 17:44-Gashi uron të gjithë shqiptarët (Foto)
Edhe pse Gashi nuk është i ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet kualifikuese të radhës, ai nuk ka harruar ta urojë Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.
06/10/2016 17:41-Lojtarët kroatë vetë fajtorë që nuk luajnë ndaj Kosovës?
Mungesa e Luka Modric, Dejan Lovren, Ivan Rakitic e Marko Pjaca, e bën të brishtë skuadrën e Kroacisë në ndeshjen kundër Kosovës.
Kjo ka bërë që mediat kroate të interesohen për të gjetur fajtorin se si ka mundur të ndodhë që para një ndeshjeje të rëndësishme me përfaqësuesen të mungojnë lojtarët që bartin fanellat e klubeve të mëdha.
06/10/2016 17:34-Atmosferë fantastike në Shkodër
06/10/2016 17:24-Kjo është atmosfera që e krijojnë tifozët e Kosovës
06/10/2016 17:16-Me simbole kombëtare, tifozët kroatë thërrasin Kosova
06/10/2016 17:13-Atmosfera ka filluar “të nxehet”
06/10/2016 17:09-Aktori i “O sa mirë” flet për ndeshjen e Kosovës me Kroacinë (Video)
Aktori Jeton Zogiani, i njohur në rolin e drenicasit në serialin komik “O sa mirë”, ka dhënë një intervistë së fundmi duke shprehur emocionet e tij rreth ndeshjes së kombëtares së Kosovës me Kroacinë, e cila do të mbahet sonte (e enjte).


