Lista me lojtarët që Newcastle synon t’i transferojë – në mesin e tyre edhe top yje
Newcastle United është kthyer dje në skuadrën më të pasur në botë, pasi sauditët morën drejtimin e skuadrës.
Pronarët e klubit anglez kanë lënë në hije ata të PSG, Man City e Leipzig, duke e bërë skuadrën angleze më të pasurën në botën e futbollit.
Në merkato, Newcastle pritet të ketë deri në 200 milionë euro në dispozicion për transferime. Por, kë do ta transferojnë ata?
Disa emra të mëdhenj janë në listën e dëshirave, sipas ‘Daily Telegraph’. Më poshtë mund të shikoni emrat e lojtarëve që lidhen me një kalim te klubi anglez në janar apo edhe në verën e vitit të ardhshëm:
Jesse Lingard (Manchester United)James Tarkowski (Burnley)Aaron Ramsey (Juventus)
Sigurisht, jo të gjithë këta emra do të synohen në merkato, por janë në mesin e opsioneve për krerët e ri të Newcastle. /Telegrafi/


