Please enter at least 3 characters.

Lirohet edhe një banesë e uzurpuar në veri, Elshani jep detajet

2024/09/Mitrovica-e-Veriut-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës e ka liruar sot një banesë të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, ngjarja ka ndodh rreth orës 10:00.

"Aksioni është kryer nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës me asistimin e Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodh sot rreth orës 10:00", tha Elshani.

Ndryshe, një ditë më parë është liruar edhe një banesë nga ana e Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës, në një ndërtesë banimi që ndodhet në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut. /Telegrafi/