Please enter at least 3 characters.

Lirohet çmimi i dizelit, rritet çmimi i benzinës në Maqedoni

2016/01/pompa-derivatet-nafta-foto-ridvan-slivova-2.jpg

Nga Komisioni Rregullatori për Energjetikë njoftojnë se benzina eurosuper BS 95 nga mesnata do të shtrenjtohet për 1.5 denarë, ndërsa Eurosuper 98 për një denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajrave ekstra të lehta për shtëpi do të ulen për gjysmë denarë.

Kjo do të thotë se me çmimet e reja Eurosuper BS 95 nga mesnata do të kushtojë 66 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 67.5 denarë për litër.

Çmimi i Eurodizel (D.E.V) do të shitet për 60.5 denarë, ndërsa vajrat e lehta për shtëpi (EL-1) 49 denarë./Telegrafi/