Please enter at least 3 characters.

Liqeni zhduket brenda natës

2016/06/Peschra.jpg

Një liqen në Rusi është zhdukur brenda natës. E tëra që ka mbetur aty është një vrimë e vogël në tokë.

Banorët lokalë, të habitur e të tmerruar nga ajo që ka ndodhur, përveç frikës që kanë ndjerë kur kanë parë se liqeni ishte zhdukur, kanë filluar të shpresojnë që ai do të rimbushet, ndonëse nuk e dinë se çka do të ndodhë me të.

Liqeni Peschra është (ose ka qenë), 200 metra i gjerë dhe nëntë metra i thellë. Ai gjendej në afërsi të Maleve Urale.