Please enter at least 3 characters.

Linjat hekurudhore në Maqedoni do të jenë falas çdo dy javë për të rinjtë

2016/03/Treni-i-ri.jpg

Të rinjtë deri në moshën 27 vjeçare nga muaji mars do të kenë të drejtë që dy fundëjava në muaj të shfrytëzojnë falas transportin hekurudhor, pra nga java e ardhëshme, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka bërë të dytur lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke shtuar se shfrytëzimi falas i trenave do të vlej nga dita e premte, në mesditë, deri në ditën e diel, gjithashtu në mesditë.

Sipas tij, ky hap do t'u ndijmoj mjaft shumë të rinjve të cilët janë të papunë, ose janë në studime./Telegrafi/