Please enter at least 3 characters.

Limaj del nga takimi i PAN-it dhe AKR-së me Listën Serbe dhe minoritetet e tjera

2017/09/limaj-del.jpg

Takimi i filluar në Hotelin "Swiss Diamond" i koalicionit PAN-AKR me përfaqësues të Listës Serbe, ka vazhduar në ambientet e Presidencës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës edhe me deputetë të tjerë të minotiteteve.

Ishte kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ai që ka dal nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku po merrte pjesë në takimin e PAN-it me deputetët e Listës Serbe dhe të minoriteteve të tjera.

Nga takimi kanë dalë edhe Rasim Demiri dhe Fikrim Damka, raporton KosoavPress.

As Limaj dhe as të tjerët nuk janë prononcuar për media.