Please enter at least 3 characters.

Lillard dhe McCollum të papërmbajtshëm, Portland merr fitoren e tretë ndaj Nuggets

2019/05/GettyImages-620942636.jpg
541:"PHOENIX, AZ - NOVEMBER 02: Damian Lillard #0 of the Portland Trail Blazers high fives C.J. McCollum and Evan Turner #1 after scoring against the Phoenix Suns during overtime of the NBA game at Talking Stick Resort Arena on November 2, 2016 in Phoenix, Arizona. The Suns defeated the Trail Blazers 118-115. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Christian Petersen/Getty Images)
12:"Getty Images

Portland Trail Blazers ka barazuar serinë gjysmëfinale ndaj Denver Nuggets 3:3.

Blazers kanë shënuar fitoren e tretë në gjysmëfinalen e Perëndimit, ku para adhuruesve të vet mposhtën Denverin me 11 pikë epërsi 119:108.

Damien Lillard dhe Cj McCollum ishin fantastik në këtë takim.

Lillard e mbylli takimin me 32 pikë, pesë asistime e tre kërcime, ku realizoi gjashtë tre pikësha.

Ndërkohë Cj McCollum gjithashtu pati paraqitje të mirë duke arritur të shënojë 30 pikë.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Rodney Hood me 25 pikë, që janë rekord personal për të në Play Off.

Nikola Jokic ishte më efikasi te mysafirët duke arritur ta përfundojë takimin me Double Double prej 29 pikëve, 12 kërcimeve e tetë asistimeve.

Edhe Jamal Murray pati paraqitje të mirë me 24 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Finalisti nga ky takim do të vendoset në ndeshjen e shtatë që do të zhvillohet në Denver. /Telegrafi/