Lideri pret Ferizajn, Prishtina përballë Drenicës
Lideri i elitës së futbollit kosovar, Ferronikeli nuk pritet të ketë punë të rëndë pasi do të përballet me skuadrën nga fundi i tabelës Ferizajn.
Në kryeqytet Pristhina do të jetë nikoqire e skuadrës së papërshtatshme Drenicës, ndërsa interesant pritet të jetë edhe në Istog, ku vendasit me po të njëjtin emër presin konkurrentin për titull të kampionit Hajvalin.
Ndeshja e fundit e ditës së mërkurë luhet në Vushtrri, ku rivalët rajonal Kosova e Vushtrrisë dhe Trepça do t’i masin forcat mes vete. /Telegrafi/
E mërkurë – ora 13.00
Feronikeli – Ferizaj
(M.Baliu, A.Latifi, G.Mehmeti ,A.Tahiri)
Istogu – Hajvalia
(F.Tahiri, S.Berisha, K.Bajrami, B.Gashi)
Kosova (V) – Trepça
(G.Nuza, D.Preniqi, M.Qehaja, I.Shuleta)
Prishtina – Drenica
(B.Kosumi, B.Morina, F.Berisha, G.Shala)


