Please enter at least 3 characters.

Lideri i pamëshirshëm

2016/01/lideri-i-pam-euml-shirsh-euml-m_hd.jpg

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Gani Sejdiu ka shënuar edhe një fitore, ku kësaj radhe mposhti Trepçën në udhëtim me rezultat 2-0.

Golin e parë në këtë takim për mysafirët e shënoi Behar Maliqi në fillim të ndeshjes, më saktësisht në minutën e shtatë, ndërsa të dytin e realizoi mesfushori Qemajl Elshani në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Ferronikeli vazhdon t’i prijë elitës së futbollit kosovar me 57 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina që nesër do të ndeshet me Kosovën e Vushtrrisë.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, në ndeshjen e skuadrave të rrezikuara mes Dritës dhe Istogut, ndërkohë Ferizaj do ta pret Vëllaznimin.

Hajvalia e Ismet Munishit në Kishnicë e pret Drenicën ndërsa skuadra tjetër që po lufton për titull, Besa do të jetë mysafire e Trepçës ’89. /Telegrafi/

Trepça – Ferronikeli 0-2

Nesër takohen:

Kosova (V) – Prishtina
Trepça ’89 – Besa
Drita – Istogu
Hajvalia – Drenica
Ferizaj – Vëllaznimi