Please enter at least 3 characters.

Lewandowski përgënjeshtron thashethemet se gruaja e tij e kishte penguar transferimin te PSG

2019/03/Robertlewachampionstop-e1554062153714.jpg
273:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Robert Lewandowski of Bayern Munich in action during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i ka mohuar thashethemet se gruaja e tij kishte refuzuar të shkonte në Francë dhe për këtë arsye kishte dështuar transferimi te Paris Saint-Germaini.

Në fund të sezonit 2016/2017 ka pasur thashetheme se futbollisti polak ka qenë shënjestër e klubit francez, ndërkohë që asokohe nuk kishte raporte të mira me bashkëlojtarët.

Në ndërkohë, është spekuluar se rolin kyç për mosshkuarjen e tij te PSG e ka pasur gruaja, pasi ajo nuk ka dashur të jetonte në Paris.

Robert Lewandowski (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Po, e kam pasur mundësinë të nënshkruajë me klube në Francë në të kaluarën. Gruaja ime nuk ka dashur të shkojë në Paris? Jo, asnjëherë nuk kam dëgjuar diçka kaq pa lidhje".

"Kjo nuk ka të bëjë me transferimin, nganjëherë ekzistojnë shumë parametra", ka deklaruar Lewandowski për Telefoot. /Telegrafi/