Please enter at least 3 characters.

Lëvizje e papritur, Marseille kërkon portierin që Arsenali e transferoi këtë verë

Marseille po shqyrton një lëvizje befasuese për Illan Meslier, vetëm disa javë pasi portieri iu bashkua Arsenalit.

Sipas raportimeve të Foot Mercato, Marseille po e konsideron Illan Meslier si një opsion për të përforcuar portën, teksa klubi francez është në kërkim të një portieri që do t’i bëjë konkurrencë Jeffrey de Lange, aktualisht i vetmi portier i mbetur në skuadër.

Meslier iu bashkua Arsenalit muajin e kaluar, por situata e tij në Londër duket aspak ideale.

26-vjeçari shihet si zgjedhje e tretë në hierarkinë e portierëve, pasi Kepa Arrizabalaga pritet të qëndrojë në klub si zëvendësuesi i David Rayas.

Një tjetër shqetësim për Marseille është mungesa e gjatë e Meslier nga futbolli profesionist.

Francezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në nivel profesionist që nga marsi i vitit 2025, ndaj do të ishte e vështirë që ai të merrte menjëherë rolin e titullarit te skuadra e Ligue 1.

Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk duket aspak i thjeshtë. Marseille fillimisht duhet të reduktojë faturën e pagave përpara se të bëjë një ofertë konkrete, ndërsa qëndrimi i Arsenalit për një largim të Meslier, vetëm pak javë pas transferimit të tij, mbetet i paqartë.

Në rast se marrëveshja do të realizohej, një huazim mund të ishte një nga skenarët më të mundshëm, duke i dhënë Meslier mundësinë për të rifituar minutat e humbura dhe për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/