Leoresa Imeri nga Vushtrria shpallet kampione e pingpongut në turneun për seniore në Kosovë
07/04/2025
Leoresa Imeri nga Vushtrria është shpallur kampione e pingpongut në turneun për seniore në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se me një fitore në finalen e madhe, Imeri ka treguar se çfarë do të thotë të luftosh deri në fund për ëndrrat e tua, shkruan Telegrafi.
“Gara që Leoresa fitoi është një nga më të rëndësishmet në Evropë, dhe ky është një moment krenarie për të gjithë ne. Ky sukses është pasqyrim i mundit, angazhimit dhe pasionit që Leoresa ka investuar në karrierën e saj”, ka thënë Idrizi.
Idrizi i ka uruar suksese në të ardhmen Imerit, duke theksuar se shpreson që ky moment do të jetë frymëzim për të tjerët. /Telegrafi/


