")
Please enter at least 3 characters.

Leonora Jakupi iu bën apel institucioneve: Merrni masa sa nuk është bërë e madhe, mbyllni shkollat dhe vendet publike

2020/03/leonorajakupi_42518186_1082058651961075_6634682487156194376_n-e1583943763916.jpg

Gjendja alarmante që është krijuar pas shpërthimit të coronavirusit edhe në Shqipëri, ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga fytyrat publike.

Këngëtarët, aktorët e personazhet e njohur me ndikim në rrjetet sociale, po e shfrytëzojnë mundësinë për t’i vetëdijesuar fansat që mos krijojnë panik.

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, publikoi në InstaStory një pamje të një lajmi ku profesoresha universitare, Majlinda Bregasi, ku bënte thirrje që të shqyrtohet seriozisiht marra e masave për parandalimin e coronavirusit në Kosovë.

E një gjë të tillë e bëri edhe Leonora, duke iu bërë apel institucioneve në mbishkrimin e kësaj fotografie, që të marrin masat e duhura.

Jakupi ka kërkuar që të mbyllen përkohësisht shkollat dhe vendet publike si masë preventive për evitim e coronavirusit.

“Apeloj te institucionet tona te marine masat preventive sa nuk eshte bere me e madhe kjo pune mbyllni shkollat dhe vendet publike”, ka shkruar Leonora.

Ajo përndryshe pak ditë më parë performoi në një tubim gjigant në “Natën e zjarreve” në Prekaz të Skenderajt. /Telegrafi/