Leo Messi zgjedh golin e tij të preferuar në karrierën e tij
Lionel Messi ka realizuar plot 885 gola gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, por këtë verë atij iu kërkua të zgjidhte vetëm një. 38-vjeçari zgjodhi një nga golat ikonikë të fazës së hershme të karrierës së tij.
Këtë javë, Messi konfirmoi se paraqitja e tij e fundit me Argjentinën ishte një ndeshje zyrtare e luajtur në tokën argjentinase.
Shumëkush kishte shpresuar se ai do të vazhdonte të luante të paktën deri në Kupën e Botës të ardhshme, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Për ta shënuar këtë rast të veçantë, Messi realizoi një dopietë.
Duke qenë se kishte pritur për një kohë kaq të gjatë për të ngritur trofeun e Kupës së Botës, nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të kishte zgjedhur njërin nga golat e shënuar në finalen e vitit 2022 kundër Francës.
Megjithatë, Messi vendosi të zgjedhë një nga sukseset e tij të hershme, ndoshta ndeshja ku ai i tregoi botës se kishte ardhur për të qëndruar në majën e futbollit.
“Për shkak të momentit, për shkak të domethënies që kishte, për faktin që kurorëzoi një vit të paharrueshëm. Për mua është më domethënësi nga të gjithë”, tha Messi duke folur për golin me kokë ndaj Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2009, në Romë.
Zgjedhja e golit nga Messi është pjesë e një projekti bamirësie të quajtur “A goal in life”.
Artisti Refik Anadol do ta shndërrojë këtë gol në një vepër arti digjitale, e cila më pas do të shitet në ankand nga fondacioni i klubit Inter Miami, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi, sipas RAC1.
Deri më tani, Messi nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se po mendon të tërhiqet nga futbolli në tërësi, por gjithçka tregon se karriera e tij me përfaqësuesen e Argjentinës është drejt fundit, nëse nuk ka përfunduar tashmë./Telegrafi/


