Lenovo prezanton Vibe X3
27/01/2016
Për këtë kosto, Lenovo ua ofron një model të telefonit me ekranin 5.5” në Full HD, procesorin hexa-core Snapdragon 808 SoC, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme si dhe portin për microSD.
Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe kamerën me 21MP (me sensorin e Sony, IMX230) në f/2.0 lens, autofokus me detektim të fytyrës, kamerën 8MPnë pjesën e përparme, Bluetooth 4.1 LE, Wi-Fi ac, LTE, NFC, si dhe baterinë me 3,500mAh.
Ndër të tjera, aty është edhe sensori për gishtërinj, si dhe dëgjueset stereo.
Nëse jeni të interesuar në teknologjinë e realitetit virtual, Vibe X3 sjell edhe TheatreMax, e cila e transformon përmbajtjen multimediale në atë VR me pajisjen e AntVR. (Telegrafi)


