Please enter at least 3 characters.

Lëndohet tetovari nga një plumb pa destinacion

2016/01/fluturojn-euml-plumbat-mbi-gostivar-d-euml-mtohet-edhe-nj-euml-sht-euml-pi_hd.jpg

SPB në Tetovë njoftoi se sot rreth orës 15 Z.P (28) nga Tetova është lënduar nga një plumb pa destinacion përderisa ka qenë duke e drejtuar makinën e tij "Citorën C4", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur në bulevardin "Ilindenska" në Tetovë ku Z.P ka dëgjuar goditje në makinën e tij dhe më pas ka ndjerë dhimbje në kokën e tij.

Pas këtij incidenti ai është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është lëshuar për kurim shtëpiak.

Së bashku me të lënduarin në makinë kanë qenë edhe gruaja dhe fëmija e tyre.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipe nga SPB në Tetovë./Telegrafi/