Please enter at least 3 characters.

Lëndohen dy persona në një aksident në Veternik

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 në Veternik.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/