Please enter at least 3 characters.

Lekaj dhe Suma flasin për punimet në autostradën 'Arbën Xhaferi'

2018/10/lekaj_suma.jpg

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Lekaj ka dëgjuar nga Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

I pari i dikasterit të Infrastrukturës ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që banorët e Hanit të Elezit kanë. Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit "Bechtel & Enka", për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët kanë shprehur. ​/Telegrafi/