Please enter at least 3 characters.

Legjioni i Rusisë së Lirë shkatërroi një depo të municioneve ruse në një shpërthim masiv

2023/08/Pamje.jpg

Legjioni i Rusisë së Lirë ka shkatërruar një depo të municioneve ruse në Ziatseve në veri të Horlivka-s.

Në këtë lokacion ishin ruajtur lloje të ndryshme minash dhe predhash, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregonin momentin kur ndodh një shpërthim masiv pas goditjes së këtyre municioneve të ushtrisë ruse.

Legjioni i Rusisë së Lirë është një ushtri e pavarur e përbërë nga pjesëtarë rusë dhe të huaj të cilët luftojnë përkrah Ukrainës, kundër ushtrisë së rregullt ruse. /Telegrafi/