Please enter at least 3 characters.

Legjenda angleze shpërthen ndaj Ronaldos: Portugalia dështoi në Botëror për shkak të tij

Legjenda e futbollit anglez, Chris Sutton, ka bërë një deklaratë të fortë duke kritikuar ndikimin e Cristiano Ronaldos te kombëtarja e Portugalisë në Kupën e Botës 2026.

Sipas ish-sulmuesit të Anglisë, Portugalia nuk arriti të shfaqte potencialin e saj të vërtetë për shkak të varësisë së madhe nga ylli 41-vjeçar.

“Gonçalo Ramos luajti në fazën e 1/8-tës së finales në Botërorin e kaluar dhe shënoi një hat-trick, në momentin kur trajneri pati guximin ta linte Cristiano Ronaldon në stol”, ka thënë Sutton.

“Kanë kaluar katër vite, Ronaldo është katër vite më i vjetër dhe shikoni se çfarë ndodhi. Ata nuk arritën të performonin në nivelin e tyre pikërisht për shkak të tij”, shtoi ai.

Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pas humbjes minimale 0-1 ndaj Spanjës në fazën e 1/8-tës së finales.

Chris Sutton

Për Cristiano Ronaldon, ky turne ishte parashikuar të ishte paraqitja e fundit në një Botëror, pasi vetë sulmuesi kishte bërë të ditur më herët se nuk do të luante më në këtë kompeticion.

Deklaratat e Sutton kanë hapur sërish debatin nëse Portugalia duhet të kishte ndërtuar një skuadër më të pavarur nga Ronaldo, apo nëse përvoja dhe lideri i një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori vazhdonin të ishin vendimtare për ekipin. /Telegrafi/