Please enter at least 3 characters.

LDK vendos, Osmani kandidate për presidente dhe bartëse e listës, Abdixhiku kandidat për kryeministër

Foto: Arkiv

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.

Abdixhiku në një deklaratë për media pas mbledhjes së Këshillit tha se LDK e votoi në unanimitet të plotë propozimin e Kryesisë që në zgjedhjet e 7 qershorit Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër dhe lista zgjedhore t’i ketë 110 kandidatë për deputetë.

Ai theksoi se Osmani do të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe do të jetë vetë e 20-ta në listën e LDK-së.

“Në këtë drejtim të ofrojmë një platformë zhvillimore të brendshme, integruese jashtë që i kthen dinjitetin politikës kosovare dhe përfaqësimit të Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.

- YouTubeyoutube.com



Abdixhiku theksoi tutje se të dielën në ora 18:00 do të jetë tubimi i bashkimit, ku të pranishmëve do t’i adresohet vetë ai dhe Vjosa Osmani.

“Ishte atmosferë pozitive, ishte frymë bashkëpunimi, ishte frymë përbashkimi. Siç e kam thënë po përpiqemi deri të martën të bëjmë bashkimin e gjithë atyre që duan të jenë pjesë e kësaj gare dhe në këtë drejtim nuk kemi përjashtime për askënd.

Është një momentum historik për LDK-në. Po përpiqemi t’i afrojmë të gjithë pavarësisht dallimeve...”, tha ai. /Telegrafi/