Please enter at least 3 characters.

LDK brenda 60 ditëve zgjedh kryetarin e ri

2021/01/ndertesa-selia-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të LDK-së, ku ata u njoftuan për ofrimin e dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e Kryetarit të LDK-së.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK, në mbledhje është diskutuar për organizimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, i cili duhet mbahet brenda 60 ditëve, si dhe krijimin e trupave  për organizimin e pKunës së Kuvendit, përfshirë ato për drejtimin e punës së Kuvendit

“Kryetarët dhe kryesitë e degëve vazhdojnë në mënyrë të rregullt ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se pas zgjedhjes së kryetarit te ri të LDK-së, lidershipi i ri merr vendime dhe orientime për forcimin e strukturës dhe organizimit të degëve dhe të organeve tjera të partisë. /Telegrafi/