Please enter at least 3 characters.

Lazio u ofron lojtarëve dhe stafit 18 milionë euro bonuse në rast se e fitojnë titullin

2020/06/ClaudioLotito-1.jpg
267:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 21: SS Lazio President Claudio Lotito looks on during the training session at the Al Shabab stadium of Sunday's Italian Supercup match against Juventus on December 21, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Patroni i Lazios, Claudio Lotito, ka caktuar një shumë prej 18 milionë eurosh në formë bonusesh në rast se Bianconcelestët e fitojnë titullin e Serie A.Il Corriere dello Sport raporton se Lazio shpreson ta fitojë Scudetton këtë sezon, kur kanë mbetur edhe 12 javë për t’u zhvilluar.

Bianconcelestët kanë vetëm një pikë më pak se lideri dhe kampioni në fuqi, Juventus, prandaj shpresojnë se kanë gjasa reale për titull.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Presidenti i klubit italian do t’u dhurojë lojtarëve dhe stafit nga 400.000 euro secilit, një total prej 18 milionë eurosh në rast se e fitojnë Serie A këtë vit.

Lazio është mysafir i Atalantas (më 24 qershor) në rikthimin e kampionatit, ndërsa më pas do të udhëtojë te Fiorentina (më 27 qershor). /Telegrafi/