Please enter at least 3 characters.

Lazio mbetet ekipi i vetëm italian që lufton në tri fronte për trofe

2019/02/Lazio-e1549005871284.jpg
283:"MILAN, ITALY - JANUARY 31: Thomas Strakosha (C) of SS Lazio celebrates the victory with his team-mates at the end of the Coppa Italia match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio tani është klubi i vetëm italian që do të luajë në tri fronte, pasi arritën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Klubi kryeqytetas preku gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi e eliminoi Interin pas trilerit në penallti.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol në përballjen e Giuseppe Meazzas.

Lazio do të përballet me Milanin në gjysmëfinale, ndërsa Atalanta dhe Fiorentina janë pretendentët e tjerë për trofeun e Kupës, pas fitoreve ndaj Juventusit dhe Romës.

Lazio fitoi trilerin e panalltive ndaj Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kjo do të thotë se Lazio është e vetmja skuadër e mbetur italiane që do të jetë në garë në tri fronte.

Klubi Aquile do t'i kthehen ndeshjeve evropiane ndaj spanjollëve të Sevillës në raundin e 1/32-tës në Ligën e Evropës.

Thomas Strakosha ishte heroi me dy penalltia të pritura (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e parë është në 14 shkurt në Romë, ndërsa ajo kthyese në Spanjë më 20 shkurt.

Juventusi dhe Roma u rrëzuan nga Coppa Italia në çerekfinale, ndërsa Milani dhe Atalanta janë jashtë Ligës së Evropës, i vetmi klub që luan në tri fronte është Lazio. /Telegrafi/