Please enter at least 3 characters.

Lazio e Thomas Strakoshës mposht Juventusin dhe fiton Superkupën e Italisë

2019/12/GettyImages-1190091377.jpg
303:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Team of SS Lazio celebrate the victory of the Italian Supercup after the Italian Supercup final match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Lazio e ka fituar Superkupën e Italisë që u zhvillua në stadiumin ‘King Saud University Stadium’ në Riyadh.

Skuadra që vije nga qyteti i Romës e ka mposhtur Juventusin në finale me rezultat 3-1.

Lazio ishte ajo që kaloi e parë në epërsi me golin e shënuar në minutën e 16-të nga Luis Alberto.

Juventus vs Lazio (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Por, para se të përfundonte pjesa e parë, Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Paulo Dybalas (45’).

Pjesa e parë përfundoi e barabartë, ndërsa e dyta kishte edhe më shumë spektakël.

Juventus vs Lazio (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Juventusi në të dytën e filloi më mirë, por Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi argjentinas nuk arritën ta mposhtnin më Thomas Strakoshan që ishte tejet i disponuar për lojë.

Lazio arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 73-të me golin e shënuar nga Senad Lulic, e që më pas pasoi edhe loja e tyre më e mbyllur.

Juventus vs Lazio (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Torinezët tentuan nga të gjitha anët që ta dërgonin ndeshjen në vazhdime, mirëpo portieri shqiptar e mbrojtësi e lacianëve, nuk lejuan hapësira.

Lazio arriti ta shënonte edhe golin e tretë të takimit me anë të Danilo Cataldi (90+4), derisa kampioni i Serie A mbeti me një lojtar më pak në fushë shkaku që Rodrigo Bentancur u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Lazio arriti ta fitonte Superkupën e Italisë, duke mos e lejuar Maurizio Sarrin që ta shijoj trofeun e parë me Juventusin që ishte kampion në fuqi. /Telegrafi/

https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1208796943826247681