Please enter at least 3 characters.

Lazio 0-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

2018/10/Icardi-Brozovic.jpg
255:"ROME, ITALY - OCTOBER 29: Mauro Icardi of FC Internazione celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 29, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e lartë në kampionatin italian duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Lazio.

Golat në këtë fitore të skuadrës së Luciano Spallettit u shënuan nga kapiteni Mauro Icardi (28',70') dhe Marcelo Brozovic (41').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Icardi, i cili u vlerësua me notë 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin kroat, Milan Badelj, që u notua me 6.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.2. /Telegrafi/Lazio:

Inter: