Please enter at least 3 characters.

Lautaro i hapur për të kaluar te Barcelona

2019/11/Lautaro-vs-Brescia-e1572611983821.jpg
287:"BRESCIA, ITALY - OCTOBER 29: Lautaro Martinez #10 of FC Internazionale celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Brescia Calcio and FC Internazionale at Stadio Mario Rigamonti on October 29, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez thuhet se pëlqen një transferim të gjiganti katalunas, Barcelona.

Argjentinasi ka treguar formë të lartë në këtë fillim sezoni duke shënuar pesë gola në Serie A dhe shtatë në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Martinez të pëlqehet shumë nga klubet evropiane, e në veçanti Barcelona.

Kampionët spanjollë e shohin 22-vjeçarin si pasardhësin ideal afatgjatë të Luis Suarez në Camp Nou, ndërsa vlera aktuale e lojtarit është mbi 100 milionë euro.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, sulmuesi i Interit është i hapur rreth mundësisë për t'u bashkuar me Barcelonën.

Manchester Unitedi është gjithashtu i interesuar për Martinezin, i cili ka krijuar një partneritet solid me Romelu Lukakun në sulmin e Interit. /Telegrafi/