Largojeni erën e keqe të këmbëve
18/10/2011
Dëshironi ta eliminoni këtë problem të padëshirueshëm, përmbajuni rregullave të poshtëshënuara:
- Blini vetëm këpucë me lëkurë natyrore, të cilat nuk përmbajnë materiale sintetike.
- Mbani vetëm çorapë me fije natyrore.
- Këpucët e njëjta bartni çdo dy-tri ditë. Pasi ti keni bartur, lërini të qëndrojnë dy ditë në ajër të freskët.
- Përdorni kallëp druri për këpucë, i cili jo vetëm që do t’u mundësojë ta ruajnë formën, por do ta tërheqë edhe lagështinë.
- Përgatitni ujë të posaçëm për larjen e shputave. Në ujë shtoni një apo dy lugë sherbele të thatë, ose një lugë uthull natyrale të mollës.
- Shmangni përdorimin e shpeshtë të sapunëve agresivë që e thajnë lëkurën.
/Telegrafi/


