Please enter at least 3 characters.

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

2020/09/tabanoc.jpg

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nga e ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/