Please enter at least 3 characters.

Lajm jo i mirë për Elon Musk, raportohet për raste të coronavirusit në fabrikën e rihapur Tesla

2020/06/Screenshot-2-12.png

Në një lajm që nuk duhet të befasojë askënd thuhet se punëtorët në fabrikën Tesla janë prekur nga coronavirusi.

Siç raportohet, përcjell Telegrafi, kanë qenë dy punëtorë anonimë që i kanë thënë Washington Post se "disa raste" të Covid-19 ishin konfirmuar në të dy kompanitë në Fremont, California, fabrikë prodhuese dhe afër saj në fabrikën e tij më të vogël të montimit të ulëseve.

Ndryshe, Musk ka qenë ai nga ata që sfidoi shumë publikisht zyrtarët lokalë kur rihapi fabrikat e tij disa javë më parë.

Tesla ende nuk e ka konfirmuar raportin dhe kompania nuk iu përgjigj kërkesës së Recode për koment.

E Washington Post gjithashtu nuk tha se sa serioze ishin rastet ose nuk specifikonte sa punëtorë kontraktuan virusin ose kur.

Musk ka qenë një kritik i hapur në Twitter i urdhrave të bllokimit si pasojë e coronavirusit, duke i cilësuar si "arrest shtëpie".

Ai ka kritikuar gjithashtu përgjigjen ndaj coronavirusit në përgjithësi. /Telegrafi/