Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga shfaqet për herë të parë me kostum si Harley Quinn, ndërsa nisin xhirimet për vazhdimin e filmit “Joker”

2023/03/69108883-0-image-a-30_1679766547406.jpg

Lady Gaga u shfaq krejtësisht tjetër teksa u pa në xhirimet e vazhdimit të ardhshëm të “Joker” këtë javë në New York.

Thashethemet kanë qarkulluar prej javësh se 36-vjeçarja do të luajë Harley Quinn, të dashurën e “Joker”-it nga “Batman”.

Paraqitja e saj në set sigurisht që bëri pak për të mposhtur hamendjen, nga grimi i saj kloun deri te kostumi i saj i frymëzuar nga letrat e lojës.

Foto: Splash News

Për më tepër, ajo mund të shihej në një moment gjatë skenës duke mbajtur një tabelë të madhe prej kartoni ku shkruhej: "Joker martohu me mua”.

Xhirimet e së shtunës u zhvilluan jashtë gjykatës së Manhattanit.

Foto: Splash News

Jashtë gjykatës po xhirohej një tjetër skenë e turbullt, pasi personazhi i Gagas u pa duke u frenuar nga policia me sa duket gjatë një proteste.

Protestuesit u rreshtuan në shkallët që të çojnë në ndërtesën e gjykatës, duke mbajtur slogane si: “No Justice, Not Guilty, Not Joking” dhe “Free Joker”.

Foto: Splash News

Duket se edhe në këtë pjesë të dytë do të ketë gjëra e ngjarje interesante e po ashtu dhe mjaft dramatike.

Filmi i vitit 2019 ishte një sukses i jashtëzakonshëm, i cili fitoi 335.4 milionë dollarë dhe 1.074 miliardë dollarë në mbarë botën nga një buxhet prej 55 milionë dollarësh.

Foto: Splash News

Gaga së fundmi kishte shkruar tekstin e këngës “Hold my hand” për “Top Gun: Maverick”. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Foto: Backgrid

Foto: Backgrid