Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga me mesazh për fansat që ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga coronavirusi

2020/03/LAdyGaga.jpg
227:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Lady Gaga performs onstage during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Lady Gaga i është bashkuar listës së të famshmëve që kërkojnë nga fansat e tyre që t’i zbatojnë rregullat, në mënyrë që të mbrohen nga infeksioni me coronavirus.

Këngëtarja e ka shfrytëzuar popullaritetin e saj për të dhënë një mesazh, ashtu që u ka kërkuar fansave të ndjekin shembullin e saj, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin, në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe të tjerët.

“Kam biseduar me disa mjekë dhe shkencëtarë. Nuk është një periudhë e lehtë për të gjithë, por gjëja më e mirë dhe më e shëndetshme që mund të bëjmë është vetizolimi dhe të mos qëndrojmë pranë njerëzve që kanë mbi 65 vjet dhe në grupe të mëdha”.

“Do të doja t’i shihja prindërit e mi dhe gjyshet e mia tash, por është më e sigurt që të mos i takoj për të mos i sëmurë në rast se unë e kam”.

“Po qëndroj në shtëpi me qentë e mi. Ju dua botë, do ta tejkalojmë këtë...”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram. /Telegrafi/