Please enter at least 3 characters.

Kylie Jenner shfaqet joshëse në setin e ri fotografik

2020/11/kyliejenner_125241832_785164162062343_7740591415789407781_n-e1605473662351.jpg

Ajo njihet për jetesën dhe stilin luksoz që shfaq përmes imazheve në rrjete sociale.

Është Kylie Jenner e cila për secilin postim të saj merr miliona pëlqime, ndërsa është bërë edhe njëra nga më të ndjekurat në Instagram, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja në setin e ri fotografik është shfaqur e mrekullueshme, teksa në fokus ka vënë linjat  bujshme trupore.

(Foto: Instagram)

Në veshjen e saj më shumë dominonte ngjyra kafe, teksa zgjodhi pantallona dhe bluze tejet të shkurtër.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, makijazhi i saj ka qenë i rëndë, kurse flokët i ka bërë gërsheta.

(Foto: Instagram)

Kylie duket se ka pozuar nga rezidenca e saj në Beverly Hills, vlera e së cilës arrin 37 milionë dollarë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)