Please enter at least 3 characters.

Ky Juventus i pandalshëm, fiton edhe ndaj Udineses së Behramit

2018/10/Dybala-Ronaldo-Bentacur.jpg
268:"UDINE, ITALY - OCTOBER 06: Rodrigo Bentancur of Juventus celebrates after scoring the opening goal whit team mates during the Serie A match between Udinese and Juventus at Stadio Friuli on October 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë fitoi si mysafir i Udineses me rezultat 0-2.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë në fushë dhe fitorja e tetë në kampionat ishe meritore.

Shansin e parë për gol në takim e kishte Miralem Pjanic (20’), ndërsa goli erdhi në minutën e 33-të nga Rodrigo Bentacur pas asistimit nga Joao Cancelo.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 37-të shënoi Cristiano Ronaldo, portugezi arriti të bëjë gol të bukur pas asistimit nga Mario Mandzukic.

Në pjesën e dytë Mandzukic dhe Ronaldo kishin disa shanse për gol, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se Valon Behrami ishte titullar në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në vendin e parë më 24 pikë, kurse Udinese në vendin e 15-të me tetë pikë. Ndeshja e ardhshme e Juves është kundër Genoas, kurse Udinese ndaj Napolit.

Kjo është hera e gjashtë që një skuadër fiton tetë ndeshjet e para në Serie A (Juventus në 1930/31, 1985/86, 2005/06 dhe 2018/19, Roma në 2013/14 dhe Napoli në 2017/18). /Telegrafi/

https://twitter.com/JuveGIFs/status/1048614985121910784