Please enter at least 3 characters.

Ky është premtimi i Rashicës për ndeshjen me Kroacinë

2016/10/rashicaa.png

Milot Rashica ka folur para sfidës kualifikuese ndaj Kroacisë.

Mesfushori me tipare sulmuese i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se pret një ndeshje të fortë, pasi kombëtarja e Kroacisë ka shumë kualitet.

Megjithatë, sipas Rashicës, ai dhe bashkëlojtarët e Përfaqësueses do të japin më të mirën për të marrë rezultat pozitiv.

“Te gjithë e dimë se çfarë kualiteti ka Kroacia, por ne do të japim më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv”, ka thënë Rashica pas stërvitjeve të sotme.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me 6 tetor me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi”. /Telegrafi/