Ky është goli i sezonit në Ligën Premier (Video)
26/05/2016
Anthony Marcial ka fituar garën për golin më të mirë të sezonit në Ligën Premier.
Sulmuesi francez i Manchester United që shkëlqeu në sezonin debutues te klubi anglez realizoi një gol kundër Stoke Cityt.
Në garë për golin më të mirë ishte edhe Cristian Benteke me golin e bukur kundër Manchester Unitedit.
Kujtojmë se në garë ishte goli i sulmuesit shqiptar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqirit i shënuar kundër skuadrës së Evertonit. /Telegrafi/


