Please enter at least 3 characters.

Kuvendi vazhdon nesër seancën e sotme

2018/05/Kuvendi_i_Kosovës.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit, për të premten, më 6 korrik 2018, në orën 11:00.

Seanca do të vazhdojë me pikat e mbetura nga seanca e sotme.

Ndryshe, pasi  përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk arritën të merren vesh për vazhdimin e interpelancës për 53 milionët e “Bechtel-Enka”-s dhe në mungesë të kuorumit, seanca ishte  ndërprerë. /Telegrafi/