Please enter at least 3 characters.

Kuvendi shqyrton Projektligjin për pandeminë COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike

2020/07/kuvedni-i-kosoves.jpg

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

Po ashtu në këtë seancë që pritet të fillojë në ora 11:00, deputetët pritet të formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.