Please enter at least 3 characters.

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për buxhet

2020/07/kuvendi-3.jpg

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndarjet buxhetore.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga ana e Kuvendit.

“Seancë e jashtëzakonshme. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.

"Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur".

Seanca do të nis në orën 11:00. /Telegrafi/