Kush po i bën magji Erës? (Foto)
12/02/2015
Kemi thënë se çfarëdo që vjen nga Era Istrefi, më nuk është një çudi.
Përveç hiteve që solli këngëtarja po bën ‘bum’ me foto dhe statuse në rrjetet sociale.
E njohur për eksperimentet e çuditshme që bën në dukjen e saj, së fundi përveç se estetike, Era ka thënë se ka shpuar kërthizën për t’u mbrojtur nga syri i keq.
“Unaza Khamsa për të më mbrojtur nga syri keq”, ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram, Era.
Kujtojmë se këtë gjë kohë më parë e ka bërë Altuna Sejdiu-Tuna. Supozohet se kjo unazë i mbron njerëzit nga magjitë e zeza dhe syri keq.
Mbetet të shihet nëse ky do të jetë një trend i ri në mesin e këngëtareve. /Telegrafi/


