Kush nuk dëshiron t`i dijë sekretet e gjysheve për sa i përket rutinës së bukurisë?
Shumë prej nesh janë besnike të trajtimeve në kushtet e shtëpisë dhe nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi këto janë trajtime më të sigurta sesa maskat e gatshme që mund të gjejmë në treg apo në qendrat estetike
Madje, edhe yjet e skenës kanë disa sekrete bukurie që lidhen me trajtimet në kushtet e shtëpisë. Më poshtë po ju sjellim 7 prej tyre dhe mund të huazoni cilin të dëshironi!
1. Halle Berry bën skrub me kokrrat e kafesë.2. Hilary Duff e shpëlan fytyrën me ujë trëndafili para se të vendosë hidratuesin.3. Miranda Kerr përdor balsam buzësh përreth syve të saj, në vend të shkëlqyesit. Kjo gjë u jep syve një pamje më natyrale.4. Catherine Zeta-Jones i shpëlan flokët me birrë, pasi përmban vitaminë B dhe është thelbësore për të pasur flokë të shëndetshëm.5. Jennifer Aniston përdor vazelinën si krem sysh. Ajo është e sigurt që kjo e ndihmon për zhdukjen e rrudhave.6. Mariah Carey përdor shkëlqyes buzësh me mente për një efekt më volumizues për buzët.7. Emma Stone përdor vajin e farave të rrushit në vend të hidratuesit./Telegrafi/


