Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim dhe mirësi në çdo shtëpi
12/04/2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.
Në mesazhin e tij publik, Kurti ka theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol të ringjalljes, besimit dhe përkushtimit në jetën familjare dhe shoqërore.
“Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë! Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri”, ka shkruar Kurti.
Ai ka uruar festën e Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë, si dhe shqiptarëve ortodoksë në trojet shqiptare dhe në diasporë.
“Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!”, ka përfunduar urimin kryeministri. /Telegrafi/


