Please enter at least 3 characters.

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë, do të ketë drekë pune me presidentin Macron

Foto: Arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për çudi për këtë takim ka shkruar më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq madje ka përmendur edhe temat për të cilat do të flasin Kurti dhe Macron. /Telegrafi/