Kurti anulon vendimin e Hotit për propozimin e anëtarëve në ARKEP, emëron anëtarët e rinj
Qeveria Kurti ka marrë vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se në këto propozime nuk është respektuar kuota gjinore.
Ndërkaq, ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka njoftuar kabinetin qeveritar se Bordi Drejtues i Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbet pa mandat që nga dhjetori i viti të kaluar. Andaj ka propozuar që Qeveria, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, të miratojë listën e propozimeve për anëtarë të Agjencisë që do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Nazim Rrahimi – kryetar2. Lule Ahmedi – anëtare3. Shkumbin Hamiti – anëtar4. Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar5. Arian Qorrolli – anëtar
Anëtarët e propozuan nga Rizvanolli u miratuan gjatë mbledhjes. /Telegrafi/


