“Kupa shkoi për mbretëreshën time” – babai i Selin rrëfen emocionet pas fitores: Largësia më bëri të ndihem në faj
Babai i Selin, fitueses së edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania 5, Toni Bollati, ka ndarë emocionet e tij pas triumfit të së bijës në finalen e madhe të spektaklit.
Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, ai ka folur për përjetimet gjatë gjithë rrugëtimit të Selin në shtëpinë më të famshme, duke e cilësuar këtë periudhë si të mbushur me stres dhe emocione të forta, sidomos për shkak të distancës nga familja.
Ai gjithashtu ka treguar se ka arritur të komunikojë shkurtimisht me Selin pas finales, duke theksuar se ajo ishte e lumtur, por njëkohësisht e lodhur nga gjithë eksperienca.
Në finalen e madhe, Selin u shpall fituese përballë tre finalistëve të tjerë: Miri, i cili u rendit i dyti, Mateo në vendin e tretë dhe Rogerti, i cili u eliminua i pari nga gara finale.
“Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj. Ka qenë një emocion i madh. Periudha që kemi kaluar për kohën që ka qenë Selin në BBV ka qenë e lodhshme, shumë stresuese, edhe largësia ime më ka bërë të ndihem më shumë faj që nuk isha pranë familjes”, tha babai i Selin.
Megjithatë, çdo gjë kaloi dhe Selin kaloi në finale me sukses, me triumf. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë. Është si një kampionat që dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time. Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur, mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale, duhet kohë të rikuperohet, të takohet me familjet, mbështetësit dhe me gjithë ata që e kanë përkrahur”, u shpreh ai. /Telegrafi/


