Kupa e Italisë: Inter - Milan, mbyllet pjesa e parë
26/01/2021
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Interit dhe Milanit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Rossonerët kanë shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi, duke qenë kështu më të relaksuar.
Por, Milani mori një lajm të hidhur, shkaku që Simon Kjaer nuk mund të vazhdonte takimin shkaku i një lëndimoi dhe në vend të tij u fut Fikayo Tomori në minutën e 20-të.
Njëmbëdhjetë minuta më vonë, Zlatan Ibrahimovic pranoi një asistim të bukur nga Miete, për të shënuar me lehtësi në portën e Samir Handanovicit.
Interi më pas rrezikoi me anë të Alecxis Sanchezit (38'), por që goditja e tij u bllokua.
Duket se në pjesën e dytë do të kemi më shumë gola, duke parë që kjo pjesë kishte një ritëm të lartë dhe aksione të rrjedhshme. /Telegrafi/


