“Kundërshtar i vështirë dhe i pakëndshëm”, mesfushori sllovak flet para përballjes me Kosovën
Mesfushori i Kayserispor, Laszlo Benes ka folur para ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës 2026 mes kombëtares së tij, Sllovakisë dhe kombëtares së Kosovës.
Dardanët do ta luajnë ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për kualifikim ndaj sllovakëve më 26 mars në NFS në Bratislavë para një finaleje të mundshme në shtëpi ndaj Turqisë ose Rumanisë.
Për ndeshjen e këtij muaji kanë folur shumë akterë të sllovakëve dhe i fundit është mesfushori 28-vjeçar, Benes, i cili e ka vlerësuar lartë Kosovën, edhe pse është një kundërshtar që nuk është edhe aq i njohur për ta.
“Pas disa javësh kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Të gjithë e dimë për çfarë po luajmë. Kosova është një kundërshtar i panjohur për ne, kundër të cilit nuk kemi luajtur më parë”, ka thënë fillimisht Benes.
“E di që ata kanë humbur vetëm një herë në 10 ndeshjet e fundit dhe padyshim që do të jenë një kundërshtar i vështirë dhe i pakëndshëm”.
“Unë besoj se atmosfera në shtëpi do të jetë një avantazh për ne. Shpresoj që tifozët të vijnë të na mbështesin dhe ne do ta bëjmë këtë së bashku me ta”.
“Së pari duhet të fitojmë ndeshjen e parë kundër Kosovës dhe të gjithë shpresojmë që brenda pak ditësh do të jemi në gjendje të luajmë finalen në shtëpi për t'u kualifikuar për Kupën e Botës", përfundoi mesfushori sllovak. /Telegrafi/


